Kejvina Kthjella zyrtarizon me lot në sy largimin nga “Xing me Ermalin”

0
Kejvina Kthjella zyrtarizon me lot në sy largimin nga “Xing me Ermalin”

Këtë javë që po lëmë pas, ka qarkulluar lajmi se Kejvina Kthella ka lënë emisionin “Xing me Ermalin”.

Sot është pritur me kuriozitet emisioni për të parë nëse Kejvina do të ishte pjesë e programit. Kejvina ka qenë dhe mes lotësh është larguar nga programi. Ajo ka treguar arsyen pse po e lë emisionin në mes të sezonit. “Dua të ndjek ëndrrat e mia. Diçka e bukur më pret në Milano.

Do më shikoni shumë shpejt në një kanal të fuqishëm italian”,-tha Kejvina teksa në ekran u shfaqën disa momente të Kejvinës gjatë puntatave të “Xing me Ermalin”, që e emocionuan velinën. Ermali nuk i ka kursyer fjalët e mira për Kejvinën duke i uruar fat asaj. “Edhe pse po largohesh në mes të sezonit, për ty është e pamundur të kesh ndjenja negative sepse je person shumë pozitiv.

Dua të të falenderoj unë dhe stafi, kam fituar një mike të mirë. Faleminderit që ishe pjesë e jetës time”,-i ka thënë Ermali-Kejvinës.