Kavaja zgjohet e përgjakur: 1 person ka mbetur i vrarë

0
lajmi, lajmi i fundit, breakingnews, medialine.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para rë mëngjesit në Kavajë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga një konflikt i ndodhur pak pas mesnate në Kavajë.

Burime policore bëjnë me dije se  dy persona janë konfliktuar në banesën e një gruaje. Rreth 1:45 viktima shkoi në banesën e ish të dashurës së tij por aty në atë moment ndodhej i dashuri i saj, një polic burgjesh.

Mësohet se dy burrat u konfliktuan dhe qëlluan me armë ndaj njëri – tjetrit.

Nga të shtënat mbeti i vdekur ish i dashuri i gruas dhe u plagos polici i burgjeve.Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Identiteti i viktimës dhe të plagosurit ende nuk dihet.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të mbledhur prova dhe për të kryer veprime hetimore.