Katedralja mesjetare e Notre Dame përfshihet nga flakët

0
Katedralja e Notre Dame në Paris përfshihet nga flakët këtë pasdite. Sipas mediave të huaja një zjarr shpërtheu në katedralen Notre Dame në Paris qendrore të hënën pasdite, tha një zëdhënës i zjarrfikjes.

Tymi mund të shihet  edhe me syrin e lirë duke dalë nga maja e katedrales mesjetare, pasi flakët kërcenin jashtë dy kullave të saj.

Një operacion i madh i zjarrêfikësve po zhvillohet në këto momente për të shuar flakët.
MEDIA LINE NEWS| medialine.al