Kanë filluar aludimet se problemet e Selena Gomez vijnë nga Bieber

0
Kanë filluar aludimet se problemet e Selena Gomez vijnë nga Bieber

 

Kanë filluar aludimet se problemet e Selena Gomez vijnë nga Bieber. Selena u vu në kujdesin e mjekëve javën e parë të tetorit.

Aty u trajtua me Terapi të Sjelljes Dialektikale, një lloj terapie që përdoret për trajtimin e një sërë problemesh të shëndetit mendor.

Ajo u la e lirë pak ditë pas shtrimit. Por iu desh të rikthehej javës tjetër pasi vazhdonte të kishte numër të ulët qelizash të bardha në gjak. Në këtë moment, Selena kaloi një krizë të fortë paniku.

Selena Gomez ka dalë nga institucioni psikiatrik në të cilin qëndronte prej një muaji si pasojë e një krize të fortë paniku. Sipas TMZ, këngëtarja po i përkushtohet një jete të qetë e të patrazuar.

Sipas të dhënave, Selena do të vazhdojë akoma vizitat tek mjekët profesionistë për t’u shëruar plotësisht dhe për tu rikthyer energjike si dikur.

Fansat aludojnë se problemet e shëndetit mendor të Selena-s janë pasojë e ish-it të saj, Justin Bieber, i cili u fejua dhe u martua brenda një kohe të shkurtër me Hailey Baldwin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here