Juventus shkarkon zyrtarisht trajnerin Allegri

0
Allegri pranë largimit nga Juventus dhe PSG ka gati kontratën

Që kishte fërkime midis Allegrit dhe drejtuesit e Juventusit, kjo ishte e ditur në ambientet e futbollit italian.

Por sot kriza mes palëve u përshpejtua aq sa klubi kampion në Itali ka shpërndarë një komunikatë zyrtare ku bëhet e ditur që Allegri nuk do të jetë më trajneri i vitit të ardhshëm.

Me Juventusin Allegri ka fituar 5 kampionate radhazi,  4 kupa të Italisë, dhe ka arritur dy herë në finale të Champions League. Pikërisht mos fitorja e trofeut më të madh kontinental është një nga shkaqet e pakënaqësisë të drejtuesve në Torino.