Julia Roberts zbulon momentin e sikletshëm të saj

0

Aktorja Julia Roberts është padyshim një nga aktoret suksesshme të Hollivudit, ndërkohë që cilësuar gjithashtu si femra me buzëqeshjen më të bukur në botë.

Por në vitin vitin 1999 në premierën e filmit të njohur, “Notting Hill”, fotografët i shkrepën një fotografi, e cila tërhoqi shumë vëmendjen jo për bukurinë e saj, por për diçka tjetër.

 

Aktorja ikonike u fotografua në një moment që kishte ngritur dorën për të përshëndetur, por aty u pa që pa që sqetullat e Julias ishin krejtësisht të padepiluara. Në atë kohë këto foto bënë xhiron e mediave.

Por vetëm tani, kur kanë kaluar thuajse 20 vite nga ai moment, aktorja ka zbuluar misterin e këtij ‘incidenti’. Ajo ka rrëfyer se arsyeja pse ajo nuk hoqi qimet nën sqetulla, për habinë tonë nuk ka të bëjë aspak me feminizmin, apo me një mesazh të fshehur.

Aktorja bukuroshe, edhe pse 51-vjeçare, ishte e ftuar në emisionin “Bussy Tonight”, ku u shpreh në lidhje me këtë çështje. Ajo deklaroi se në të nuk e kishte llogaritur mëngën, që do të ishte aq e shkurtër. Julia e ka cilësuar incidentin thjesht si një pakujdesi. Gjithashtu ylli i “Pretty Women” pranoi se të pastruarit të sqetullave nuk është një zakon që ajo e bën shpesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here