Jorida Tabaku: Asgjë nuk zgjidhet nëse Ligji nuk rishikohet apo pezullohet

0
Tabaku: Buxheti 2019 është buxhet lëmoshe dhe taksimi të rëndë

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja Jorida Tabaku kujton se PD ishte kundër mazhorancës për ndryshimet për ligjin e arsimit të lartë.

“Tre vjet më parë në kuvend u përplasën dy grupe. Qeveria e sotme që këndonte këngën e oligarkëve dhe hartuesve realë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe opozita që luftoi në krah të studentëve dhe pedagogëve”, u shpreh Tabaku.

Më tej ajo thekson se situata e sotme tregon qartë rrëzimin e premtimeve nga qeveria në atë kohë se s’do ketë rritje të tarifave universitare.

“Asaj kohe ministri Nikolla dhe kryeministri Rama zotoheshin se nuk ka tarifa të larta. Por ja ku jemi sot. Tarifat rriten për vit, universitetet publike rrënohen ndërsa fitimtarët janë veç ato që e financuan gjoja reformën.

Kush pranoi në heshtje u shpërblye me poste publike ndërsa studentët dhe pedagogët ndëshkohen me një ligj jo funksional dhe anti-kushtetues”, shkruan Tabaku, duke shtuar se “E keqja që ka kapluar sot universitetet nis nga ky Ligj dhe nga gjoja Reforma. Asgjë nuk zgjidhet nëse Ligji nuk rishikohet apo pezullohet. Asgjë nuk zgjidhet nëse pas katër pikave të studentëve nuk abrogohet ligji plotësisht”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here