Jonida Maliqi bën dedikimin e veçantë për personin e dashur

0
Jonida Maliqi pas Eurovisionit flet për lidhjen e saj të dashurisë

Jonida Maliqi ka treguar gjatë gjithë kohës në rrjetet e saj sociale se gëzon një marrëdhënie shumë të veçantë me mbesën e saj. Këngëtarja ka publikuar shpeshherë video duke kënduar apo foto nga koha e tyre e lirë së bashku. Ndërsa ditën e sotme, Jonida i ka dedikuar asaj fjalët më të ëmbla për ditëlindjen e saj.

“Zemra ime e vogël, mbesa më e mirë në botë, ti sot ke ditëlindjen dhe unë me shpirt të uroj më të mirat që të ofron kjo jetë. Para 12 vitesh teksa të mbaja në krahët e mi, kuptova se çfarë ndjesie është të jesh nënë dhe se sa e fortë do të ishte marrëdhënia midis nesh.

Sepse ti nuk je vetëm ime mbesë, por vajza ime që përherë kam dëshiruar”, ka shkruar Maliqi krah videos ku shfaqet me mbesën duke kënduar dhe qeshur. Edhe më parë Jonida ka treguar se mbesën e ka në vend të vajzës për shkak se ajo i ngjason.