Jetojmë në vendin e kontradiktave dhe në mandatin e “timonit”

0
Jetojmë në vendin e kontradiktave dhe në mandatin e

Jetojmë në vendin e kontradiktave dhe në mandatin e “timonit”. Situata politike në vend nuk është ndër më të mirat.

Pa menduar që jemi një vit e kusur nga mandati i ri i “timonit” dhe “gishtave përpjetë”.  Sot, rinia “dembele” që ne vetë ja kemi “qendisur” këtë epitet po bën plane ku të ikë më parë.

Rinia po ikën

Gjermani, Italia dhe Anglia, pa llogaritur llotarinë amerikane. Po ikën se këtu në vendin e saj nuk sheh shpresë se e ardhmja do jetë më e mirë se e tashmja. Dhe me këtë të tashme nuk shkon kurrkund. Nuk kanë faj se deri diku rregulloheshin me ca Call Center që më shumë i shfrytëzonin, i linin pa paguar dhe i mbanin rroga. Këtu shtetit nuk ia ndinte fare që ti dilte në krah e ti ndihmonte. Edhe ato u mbyllën. Të punojnë kamarier kjo është e barazvlefshme me në pako makarona, 1 kilogram sheqer, 1 kafe dhe zoti e ndihmohtë të paguajë drita e ujë. Ja pse ikën rinia shqiptare.

Emigrantët nuk kthehen

E keni parë dhe do t`ju ketë zënë veshi se emigrantët nuk po vijnë më as në gusht e as për festa. Pse se nuk kanë çtë bëjnë dhe llogaritë nuk u dalin. Por, po ti pyesësh se ku e shohin të ardhmen këtu e 5 vite më andej. Jo të bëhemi fallxhor, por të thonë me dhjetra vende dhe këtë vend nuk ja nxjerr zemra ta thonë. E të mendosh që kanë lënë shtëpi e katani këtu. Madje një pjesë e tyre me kredi e sakrifica po blejnë shtëpi në Greqi, Itali e ku të mundin që fëmijët e tyre mos ta kenë jetën mënxyrë.

Pensionistët kujtojnë Enverin

Nuk ka askënd tjetër në këtë vend veçse ata që merrem me biznes, ata që skanë ku të përplasin kokën dhe pensionistët. Sepse punonjësit e administratës, ata jetojnë në vendin e mrekullirave. Pensionistët janë dhe forca kryesore e kësaj qeverie, aty fillon e mbaron fokusi i saj. Jo se e ka merakun për ta, porse ata nuk largohen dhe do shkojnë me votuar. Edhe kjo votë i intereson atyre, ose këtyre që po na qeverisin sot.

Dhe ka nga ata pensionistë, në mos qofshin shumicë, që me elir flasin për kohën e Enverit. Ka dhe nga ata që dalin ke emisionet e mëngjesit dhe bëjnë moral politik për thesarin që ka vjedhur Iliri, e arkën që ka lënë bosh Saliu. Por, harrojnë ata që nipërit e tyre enden arave të italianit e grekut për të mbushur barkun me bukë se në këtë vend të quajtur Shqipëri një pjesë ha me lugë floriri.

Pra, ne jetojmë në një vend plot kontradikta. Harrojmë sa vuajnë evlatët dhe jemi të fantaksur nga një piktor që vetëm piktura di të zhgarravisë. Dhe ne qajmë nga mëngjesi në darkë hallet e tyre se sa të evlatëve. Në darkat e gëzimet familjare nuk flitet për çiftin e ri, por për situatën politike. Duhej apo nuk duhet me dhënë dorëheqjen Xhafaj.

Ne jemi të bekuar nga vendi që na ka dhënë zoti, por jemi të mallkuar me mend që kushedi ku i kemi lënë.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here