Jeta e çuditshme e diktatorit: Qëllonte me armë që 3-vjeç, 8-vjeç i jepte makinës me 130 km/orë

0

Ai mund të jetë një nga udhëheqësit më të njohur – dhe i frikshëm – në skenën botërore, por shumë gjëra për diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, janë “të mbuluara” me mister.

Edhe kur ishte fëmijë, zyrtarët besnikë të dinastisë Kim shpërndanë mite për udhëheqësin e ardhshëm, me qëllim që të ndërtonin një kult rreth tij, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

Madje, pretendohej se ai mund të gjuante me armë në moshën tre vjeçare, dhe Koreanëve të Veriut iu ishte thënë se Kim i ri ishte aq i saktë për të marrë në shenjë sa që mund të godiste një llambë nga 100 metra largësi.

Një fotografi që besohet të jetë e Kim Jong-un, si fëmijë

Gjithashtu, kur ishte tetë vjeç, ai u tha se ishte në gjendje të drejtonte një kamion me 130 km/h shpejtësi.

Megjithatë, edhe si i rritur ai është larg nga të qenit një “libër i hapur” – deri në atë pikë sa askush nuk është as i sigurt se sa vjeç është dhe sa fëmijë ka.

Sipas Shërbimit Informativ Kombëtar të Koresë së Jugut, Kim ka tre fëmijë.

Tifozi i basketbollit Kim ka realizuar një miqësi me sportistin amerikan Dennis Rodman

Çuditërisht ishte ylli i basketbollit amerikan Dennis Rodman ai që zbuloi për herë të parë emrin e dy fëmijëve të tij në vitin 2013, duke u thënë gazetarëve: “Unë e mbajta fëmijën e tyre Ju Ae dhe fola edhe me zonjën Ri gjithashtu”.

Fëmija i tretë raportohet se ka lindur në vitin 2017, megjithëse raportet në atë kohë nuk zbuluan gjininë e foshnjës.

Edhe pse data e tij e lindjes është dhënë zyrtarisht si 8 janar 1982, shërbimet e inteligjencës të Koresë së Jugut pretendojnë se ai në fakt ka lindur dy vjet më vonë.

Ky “korrigjim” u bë për ta bërë atë të shfaqej më i moshuar dhe më i pjekur kur ai mori kontrollin pas vdekjes së babait të tij në vitin 2011.

Kim është martuar me Ri Sol Ju, tani midis moshës 28 dhe 33 vjeçe.

Dyshja besohet se janë martuar në vitin 2009 dhe gruaja e tij iu bashkua Kim në një vizitë në Kinë vitin e kaluar.

Një libër i fundit, “Pasardhësi i Madh” nga Anna Fifield, zbuloi shumë më tepër për udhëheqësin e Koresë së Veriut sesa ishte njohur më parë.

Sipas Fifield, një kuzhinier u pagua për të qenë shoku i tij më i mirë si fëmijë, dhe në festat e ditëlindjes së tij morën pjesë zyrtarë të rangut të lartë dhe jo fëmijë të tjerë.

Kim Jong-un gjatë viteve të shkollës në Zvicër

Që në moshën 11 vjeç, besohet se mbante një armë në një këllëf në çdo kohë.

Asnjë fotografi prej tij nuk ishte në dispozicion kur ishte fëmijë – megjithëse një imazh i një djali të ri që përshëndet – të shfaqura në një sfilatë ushtarake në vitin 2014 – thuhet se është e tij, përcjell Telegrafi.