Jemi afër gjeografikisht por drite vite larg modelit zhvillimit të Maqedonisë

0
Paradoksi i ekonomisë shqiptare, nga anë rritje ekonomike nga ana tjetër rreziku për mos marrë rrogën

Si shqiptarë na kanë thurur lavde si njerëz të besës. Na kanë thurur lavde si njerëz punëtorë. Na kanë thurur lavde si njerëz krenar, aq sa për krenari tejkalonim edhe limitet.

Por, nuk po di nëse sot, ne i kemi akoma ato cilësi. Edhe nëse janê fshehur dikur, ka ardhur momenti që ti nxjerrim në pah. Jemi katandis si mos më keq nga veriu në jug. Të ardhme këtu nuk po sheh më njeri dhe “o burra” trastat e të përplasemi drejt vendeve si italia, gjermania, anglia dhe amerika.

Kjo mund të jetë zgjidhje e disave, por jo e 2 milionë e kusur shqiptarëve. Zgjidhja êshtë këtu. Si ta zgjidhim shembuj kemi plot.

Zhvillimi ekonomik

Vendi ynë fqinj, që të mos shkojmë larg, është një shembull që duhet patur zili. Shtet që po ndërton infrastrukturë rrugore me ritme të shpejta. Me mijra shqiptar punojnë atje dhe paguhen 3-fish më mirë se sa këtu. Se ka raste që këtu nuk paguhesh si me rastin e Bypassit të Fier-Vlorë.

Çmime të ulta

Çmimet e ushqimeve dhe naftës janë si parajsë për ne që jetojmë në shqipëri. Çmimet e biletave të fluturimeve janë akoma më të lira se sa në vendin tonë.

E para në rajon për investimet e huaja

Maqedonia po tërheq investime të huaja nga kompani prestigjoze duke arritur ti shpërndajë në zona të caktuar për të bërë alokime të zonave ekonomike. Ndërsa ekonomia jonë është përqëndruar në 10 km rrugë nga Tirana në Durrës me një disbalancë të frikshme.

Ndëshkueshmëria

Ardhja e Zaev pas më shumê se një dekade të Gruevskit solli një kulturê ndëshkueshmërie pêr ish-drejtuesit e qeverisë. Ndërsa këtu tek ne mund të vjedhë e mbush xhepat kushdo e pastaj na jep leksione morali.

Arsimi dhe edukimi

Maqedonia jep libra falas për sistemin 8-vjecar. Falas dhe jo me akte përdorimi e dorêzimi si ne. Nuk ndodh që mësusit të bëjnë presione për librat që të marrin përqindje mbi shitjet. Këtu tek ne ndodh dhe ne nuk bêjmë as gëk e as mëk.

Ju sollëm një shembull konkret dhe real si Maqedonia që po njeh një zhvillim tê madhe. Aq sa ka arritur të jetë e para në rajon për mjedisin e favorshëm ekonomik. Ndêrsa ne kalojmë në ekstazë për rritje ekonomike me 3-4% kur shqiptarët varfërohen akoma më shumë. Sjellim shembuj kompanishë që prodhojnë “helme” dhe ndotin ambientit sipas qejfit tē tyre.

Jemi aq afër me Maqedoninê dhe shumë larg modelit tyre ekonomiko- social. Duhet të zgjohemi shqiptarë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here