Ja ushqimet që të huajt adhurojnë në Shqipëri

0
 “The Balkanista” është bërë një emër i njohur tashmë në Shqipëri. Blogu i administruar prej një gruaje australiane që jeton në Tiranë, është bërë një marketing i mirë për vendin tonë. Së fundmi ajo i ka kushtuar një hapësirë në blogun e saj edhe kulinarisë shqiptare. E dini se çfarë i ka mbetur asaj në mendje nga ushqimi ynë? Ja çfarë shkruan ajo

“E dua ushqimin”. Siç duket edhe nga masat e mia trupore, ushqimi më bën të lumtur, dhe nuk ndjej asnjë lloj faji kur e shijoj atë. Më mirë të jem e mbushur dhe e lumtur, se sa e dobët dhe e mjeruar. Gjithësesi, kuzhina shqiptare është e mrekullueshme. Një miksim ideal mes kuzhinës italiane dhe asaj turke, dhe shijeve tradicionale, ka ushqim për të gjithë. Peshk, mish i freskët, perime sezonale, (shumë shumë spinaq)dhe shumë djathë, çfarë mund të ketë për mos tu pëlqyer? Ja cilat janë të preferuarat e mia në këto 6 muaj qëndrimi këtu. Të bëftë mirë:

1 – Fruta deti krudo – Edhe pse nuk është një gatim tradicional shqiptar, unë këtë ushqim e kam provuar këtu për herë të parë. Unë e adhuroj sushin, kështu të haja peshk të papjekur me vaj ulliri dhe limon nuk më impresiononte. Por kjo deri në momentin kur provova frutat e detit krudo. Në vendin tim frutat e detit gjithmonë konsumohen të gatuara mirë, dhe mendimi për ti provuar kështu në Shqipëri më bëri të merakosesha pak për shëndetin tim. Tirana dhe Shqipëria kanë plot restorante të mrekullueshme peshku me shumëllojshmëri zgjedhjeje. Mund të duket e shpifur, por ma besoni që do e adhuroni sapo ta provoni herën e parë.

2 – Petulla – Brum i skuqur – çfarë ka për mos tu pëlqyer? Petullat e skuqura që shiten nëpër rrugët e Shqipërisë, janë një mënyrë e mirë për mëngjes, dhe të preferuarit e të dashurit tim. Provojini ato me mjaltë, reçel, sheqer pluhur, ose me djathë të bardhë apo kos.

3 – Tavë kosi – Meqë jemi te ushqimi i mirë, nuk mund të mos përmendja këtë pjatë tradicionale nga Elbasani. Një tavë e pjekur me mish qingji në kos, me oriz vezë dhe erëza, është një ushqim i mrekullueshëm për ditët e ftohta të dimrit.

4 – Speca të mbushura– Perimet e pjekura janë të preferuara kudo, dhe e tillë është edhe kjo pjatë me speca portokalli apo të verdha, e cila duhet provuar partjetër. Specat janë të mbushura me oriz, djath, dhe erëza dhe më pas futen në furrë. Të shijshme dhe e shumëllojshmëri shijesh, ja vlen ta provosh dhe madje është shumë e shëndetshme.

5 – Supë me limon – Kur mendon për shijet e ndryshme të supave, limoni nuk është i pari që të shkon në mendje. Por supa me limon është tradicionale shqiptare, e cila bëhet vetëm me vezë dhe limon. Mund ti shtosh edhe pulë nëse të pëlqen shija, por edhe pa pulën është e mirë. Ju garantoj që do e pëlqeni.

6 – Byrek me spinaq – E keni kuptuar besoj se ushqimi shqiptar ka si qëllim të ngopi, dhe byreku me spinaq nuk mund të bënte përjashtim. Me peta dhe plot me spinaq dhe krem është i mrekullueshëm dhe bëhet lehtësisht në shtëpi.