Ja si te fitoni para nga aftesite dhe pasioni që keni per gatimin

0

E keni pasion gatimin? Dëshironi që recetat tuaja speciale të njihen kudo? A e dini që mund të fitoni shuma të majme vetëm duke gatuar recetat tuaja? Kur bëhet fjalë për ushqimin dhe gatimin, ka shumë mundësi online që mund të shfrytëzohen për të bërë para. Sikurse online edhe në blogje dedikuar ushqimit dhe gatimit. Rrjetet sociale si facebook, instagram, por pa lenë pa përmendur Pinterest. Ushqimet dhe pijet janë gjithmonë në vend të parë në trendet e kërkimit në ketë rrjet social. Duke ndjekur llogjikën e thjeshtë nëse diçka online është popullore atëherë ka një mënyrë për të bërë para nëpërmjet saj. Le të fokusohemi tek çeshtja kryesore, se si të bejmë para duke shfrytëzuar aftësitë dhe dëshirën që kemi për gatimin. E si mund t`a bejmë? Ja disa mënyra?

Mundesi te fitoni para nga aftesite dhe pasioni per gatimin

My Recipe Magic 

Ky sajt është themeluar që në vitin 2013. Ju mund të bëheni pjesë e tij duke futur përbërësit e recetës tuaj. Të tregoni në mënyrë të detajuar instruksionet dhe kohën që duhet për t`u realizuar receta. Sigurisht edhe foton me gatimin e përfunduar. Stafi pasi merr kërkesën tuaj e analizon dhe për një afat nga 24- 48 orë ju kthen përgjigje. Nëse publikohet receta juaj, ju do të filloni të fitoni para në bazë të vizitave që merr receta juaj. Çdokush mund të kontrollojë në kohë reale vizitorët dhe fitimet aktuale në panelin dedikuar nga faqja My Recipe Magic. Ju mund të arrini fitime të mëdha nëse keni një blog apo faqe personale, sepse ju mund të lidhni me link postime dh do rriten shikuesit, si rrjedhojë akoma më shumë fitime.

Recipay

Është një faqe akoma më e hershme në Francë. Kjo i ngjason më shumë si një konkurs. Publikuesit e faqes kanë nevojë për një recetë shumë të mirë, postojnë kërkesat e tyre dhe më pas të interesuarit dërgojnë recetat e tyre. Fituesi merr një pagesë nga 10- 15 dollarë, e kushtëzuar nga numri i fotot të dërguara.

Mundesi te fitoni para nga aftesite dhe pasioni per gatimin, smartmarketing.al

Dërgojeni recetën tuaj tek një revistë

Taste of Home është nga revistat më popullore në fushën e gatimit. Sistematikisht kjo revistë organizon konkurse me recetat e gatimeve dhe fituesi merr deri në 500 dollarë. Një tjetër mundësi është edhe revista Cuisine at Home  që ju shpërblen deri në 100 dollarë pë recetat tuaja të mrekullueshme.

Blogu juaj personal

Nëse keni pasion të gatuani receta të veçanta dhe të shijshme, post mënyrave të mësipërme për të nxjerrë të ardhura ju mund të ndërtoni blogun ose faqen tuaj. Dhe kjo do sjellë interesime të mëdha, kureshtje, si rrjedhojë do ti sjellin tek restoranti juaj. Kjo është një mënyrë efektive dhe jo me shumë kosto për të nxjerrë përfitime nga pasioni juaj për gatimin

Mundesi te fitoni para nga aftesite dhe pasioni per gatimin, smartmarketing.al

MEDIALINE NEWS ALBANIA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here