Ja si të eleminoni toksinat dhe pastroni mëlçinē

0

Me turmerik eleminoni toksinat dhe pastroni melcine

Turmeriku ndihmon në eleminimin e mbetjeve të depozituara në traktin e tretjes duke rregulluar sekrecionet e lëngshme të stomakut. Çfarë mund të jetë më mirë, me ardhjen e të ftohtit, një çokollatë e nxehtë në mes të pasdites, ndoshta një fetë torte ose pandoro? Ose ta gjejmë veten mes miqsh i rrethuar me ëmbëlsira, vin brule etj… Dhe si mund ti rezistojmë dritareve të zbukuruara që na ftojnë të shijojmë gatimet tradicionale të festive dhe verërat e veçanta, kjo po që është e vështirë sidomos për mëlçinë e cila tregon zhgënjimin e saj dhe na paralajmëron me problemet që na shfaq. Ç’rregullime shfaqin gjithashtu edhe stomaku dhe zorrët.
Pastroni organizmin nga toksinat
Një ilaç për të ndihmuar mëlçinë në mos shkatërrimin e saj është turmeriku. Përveç nxitjes së prodhimit të enzimës dhe sekrecioneve të stomakut, turmeriku rrit sekretimin e kripërave biliare, të cilat janë thelbësore për tretjen e yndyrës, dhe është një zgjidhje e shkëlqyer për problemet e shkaktuara nga mbingarkimi i mëlçisë. Përveç kësaj, largon toksinat nga trakti i tretjes, dhe përmban një ngarkesë anti-bakteriale, studime të shumta kanë treguar se është në gjendje të trajtojë helmimin e mëlçisë nga salmonela. Përdoreni turmerikun si erëz duke e shtuar në mishra, peshk, salca dhe supra ose pini çaj xhenxhefili dhe shtoni pak turmerik, bënë të mundur që të thithni më pak yndyrë.
Tek dyqanet Neranxi do te gjeni Turmerik Pluhur dhe rrenje.