Ja si e lexoj unë sot seancën plenare të kuvendit

0

Ja si e lexoj unë sot seancën plenare të kuvendit.

Sot në kuvend mazhoranca miratoi projektiligjin për buxhetin e vitit 2019.

Buxhet që nëse do ta analizojmë nga ana ekonomike ka shumë pika ku mund të ndalemi. Por, ne si staf do të dekriptojmë debatet e sotme midis Braçes dhe Ahmetajt.

Rrëzimi i i rritje së pragut të rrogës patatueshme.

Një nga propozimet e Erion Braçes ishte edhe rritja e pragut të rrogave të patatueshme. Deri më sot niveli i pagave deri në 30 000 lekë në muaj nuk tatohen. Propozimi i Braçes ishte rritja e kësaj deri në nivelin prej 40 000 lekesh. Mazhoranca dhe qeveria nuk e miratoi madje madje plani ishte ulja akoma më shumë e nivelit të pagave të tatueshme.

Interpretimi i kësaj pa ngjyrime politike ështē i pastër farë, nuk i plas njeriu për këtë popull. Edhe pse me kêtë lëvizje do përfitonte një pjesë e madhe e administratës dhe shqiptarëve. Por, siç po e dëshmon qeverisja e deri tanishme, Ramës dhe “profetit” ekonomik Ben Ahmetaj, synimi është varfërimi i këtij populli. Me qëllimi e vetëm që ti blejnë votën me më pak para të munden.

Rrëzimi i propozimit të rritjes së taksimit të kazinove nga 15% në 30%.

Edhe ky propozim u rrëzua nga mazhoranca. Kjo është qesharake pasi Rama po mbyll pikat e basteve për arsyen e varfërimit të shqiptarêve. Nga një anë nuk do varfërimin e shqiptarëve dhe rrêzon propozimin për rritjen e nivelit të pagave që nuk preken nga tatimi. Pra, pa ngjyrim politik, kjo është kontradiktore.

Së dyti Rama dhe qeveria na qenka kundra lojrave të fatit, dhe nuk merr asnjë masë për parandalimin ose uljen e impaktit të tyre.

Pra, siç e shihni, ky kryeministri ynë nuk do tia dijë për shqiptarët. Rêndêsi për të ka vetëm pasurimi i xhepave të tij dhe miqve të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here