Ja sa do të përfitojë Madonna për 2 këngë live në Eurovision

0
Ja sa do të përfitojë Madonna për 2 këgë live në Eurovision

Madonna do të jetë surpriza e këtij viti në ‘Eurovision’, ose të paktën kështu është plani, pasi mediat kanë zbuluar që performanca e saj është në rrezik.

Ka shumë shanse që në 18 maj, skena nuk do preket nga ikona e popit pasi ka disa kontrata që ende nuk janë firmosur prej saj. 60-vjeçarja duhet të performojë 2 këngë në Izrael, por ende nuk ka një konfirmim përfundimtar. Gjithashtu është mësuar se koncerti që do jepte Madonna i ka kushtuar organizatorëve plot 1 milionë dollarë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë deri të dielën, por gjasat janë të mëdha që surpriza më e madhe e këtij edicioni të festivalit europian të mos realizohet.