Ja pse Rama nuk shkon në zgjedhje të parakohshme

0
Rekord abuzimesh: Për 16 ditë janë kryer 44 tendera për blerje bilete

Jo rastësisht kryeministri i vendit Edi Rama është në qendër të vëmendjes negativisht për shkak të dështimit të Hapjes së megociatave me BE-në.

Vendimi i Zaev për të shkuar në zgjedhje të parakohshme ishte njê vendimi prej politikani perêndimor i cili nuk ka frikë nga humbja e pushtetit, sepse për tê pushteti nuk është obsesion. Ndryshe u soll politika shqiptare. Që nga Rama e deri tek më idhatari humbamen i sektit rilindas dilte e fliste se faji ishte i Macron. Kur në të vêrtetë Rama duhet të jepte dorêheqjen.

Por hapat pas dhe dorêheqjen, kryeministri ynë nuk i ka në fjalori politik dhe aq më pal në llumhanën që po nxjerr çdo ditë nga goja. Rama nuk shkon në zgjedhje sepse ka frikë. Ai do të jetë i sigurtë për fitoren para se të hyjë në zgjedhje. Këtë gjë e ka pohuar edhe Ilir Meta, sot në postin e Presidentit dhe jo më larg se dy vite partner në koalicionin qeverisës me Ramën. Madje nëse i rikthehemi faktit, Rama u fut në Zgjedhjet Parlamentare me një Komision Qêndror Zgjedhor tërêsisht të djathtë nga qeveria në pushtet e asokohe. Pse u fut Rama dhe sot qê ka një pushtet absolut qêndror dhe vendor tutet të shkojë në zgjedhje. Ka frikë sepse i tillë ka qenë. Është politikan frikacak. Frika e humbjes sê pushtetit qe ka shumë gjasa të ndodhê edhr duke marrë parasysh manipulimin që mund të ndodhê.

Rama po mundohet të luajë jashtë fushe sepse përballjen në fushë e ka frikë. Ai po mundohet të joshë LSI-në. Gjasat e njê koalicioni me të fundit duket e pamundur. Ndërsa nga ana tjetêr e vetmja kartë është marrëveshja me PD-në për ndryshim Kodi Zgjedhor pêr të aneksuar LSI-në. Nê këtë mënyrë Rama do minimizonte shancet e humbjes.

Rama ka frikê dhe duke i ç’akorduar në këtë fund pushteti korruptiv dhe skandaloz. Frika e Ramês e shoqêron çdo ditê në vendimarrjet që ai kërkon të imponojë.