Ja pse faji është i yni që Rama “bën qejf” me pushtetin

0

Sot, kushdo shqiptar, që jeton në këtë vend e kupton se sa e vështirë është të jetosh i qetë. Sepse për pjesën dërrmuese të shqiptarë qofshin në veri, jug, lindje apo perëndim të vendit, çdo ditë e më shumë shteti distancohet nga hallet e tyre. Jo vetëm, shteti po bën çmos për tia vështirësuar akoma më shumë.

Ne që po shkruajmë, nuk jemi rrogtarë shteti, që të bëjmë servilosjen patetike për mirëqenie e prosperitet. Ne që po shkruajm nuk jemi adoleshentë, as 20 vjeçar, por familjarë që pesha e mbajtjes së familjes bie mbi ne. Prandaj, shkruajmë nga eksperienca dhe jo nga thashethemet apo trendet.

Kjo ishte paranteza, që çdokush që mund ta lexojë mos mendojë se po shkruajmë, me urdhër politik a se po paguhemi nga dikënd tjetër. Ne jemi sot në këtë gjendje ku jemi, më shumë për fajin tonë se të Ramës. Dhe, më besoni shumë të tjerë e mendojnë kështu.

Analiza e thjeshtë që do sjellim, nuk krahasohet me ata të “oborrtarëve” qeveritarë apo partiakë. Sepse ata flasin me shifra e i referohen INSTAT. Sepse ata flasin pêr rritje ekonomike dhe ulje borxhi, me prapanicë në një karrige luksi apo në një kafene në bllok apo tek “Towers”. Ata s’kanë si t’a dinë se ka edhe një tjetër shqipëri pêrtej asaj rrezeje. Ata s’kanë dhe nuk duan t’a dinë sepse e kanë krijuar statusin e tyre prej analisti politik. Kaq është e gjitha qënia dhe produkti i tyre. Të cilët, si qënie dhe produktin” ja shesin cdo qeverie kundrejt parave.

Dhe, për ata, që i shohin nga TV këta kthehen në objekt argumenti. Kështu tha Muçi, Kuçi, Peçi, Toçi etj. Këtu fillon dhe përfundon argumenti i kafaneve të lagjeve, aty ku skedinat ia lanë shêndenë. Ndërsa realisht argumentet duhet të fillojnë ndryshe. Kaq më është rritur taksa e banesês. Kaq më është rritur taksa e tokës. Kaq më është rritur energjia elektrike dhe uji i pishëm. Me kaq rrogë nuk po arrij të shkolloj fëmijët e të mbijetoj. Ky manipulim dhe argumentim, pa dashur të bëjme rolin e Muçit, Kuçit, Peçit, Toçit etj, vazhdojnë të jenë pjesë e shqiptarëve sot. Nuk duhet të jetë kurrsesi, sepse do dalim pastaj në konkluzionin se fajin e kemi ne dhe jo Rama.

Pse? Ja pse. Le ti rikthehemi pak fushatës elektorale të 2017-ës. Rama u konfirmua në krye të shtetit mè një votë plebishitare. Kush e votoi? Ne. Pse e votuam? Se donte timonin dhe të nxirrte jashtë nga tepsia LSI-në. Dhe si përfundim Rama po shijon tepsinë i vetëm dhe nuk ka hallin e këtij vendi. Ne për këtë e vetuam o popull. Nuk e votuam se shpalosi ndonjë program ekonomik për të rritur mirëqenien e këtij vendi. Dhe sot, ai krekoset me argumentin e vetëm, se populli e zgjodhi.

Nuk duam të zgjatemi, sepse ka plot Muça, Kuça, Peça, Toça që ushqehen me këtë gjë. Ja pse ne mendojmë se jemi fajtorë? Sepse ne qêndrojmë në kafe dhe qahemi se ska punë, ska lekë e ska të ardhme. Po mirë le të qêndrojmë kështu, e të mos protestojmë atje në shesh. Se rumunët nuk qëndruan në kafe. Se bullgarët nuk dënjuan të protestojnë. As sllovenët. Lëre pastaj francezët. Se ka nga ata që mendojnë pse të dalim në protestë që të vijë Basha apo Mona në qeveri. Po mirë rrini aty ku jeni dhe mos bëni ciu ciu. Le ta sjellim Bashën në pushtet dhe nëse nuk qeveris mirë le ta rrëzojmë sërish. Pastaj të sjellim një tjetër dhe ta rrëzojmë sërish, derisa të krijojmë kulturën e të qeverisurit. Kështu duhet.

Prandaj shqiptarë mos rrini e shani Ramën në Facebook, po ngrihuni në protesta sepse ashtu “zë” mend ai i gjati, e kushdo që do të ulë prapanicën si kryeministër në të ardhmen.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here