Ja prapaskenat politike të marrveshjes së re Rama- drejtues universitetesh

0

Protesta e studentëve po bën rreth dy javë që po tërheq vëmendjen e opinion shqiptar, por edhe mediave të huaja.

Pothuajse në pjesên më të madhe të auditorëve leksione nuk po mbahen më. Kjo është një situatë që nuk dihet sa mund të zgjasë. Situatë e cila nuk dihet se si do të zgjidhet.

Pasi studentët protestues refuzojnë kategorikisht dialogun me Kryeministrit. Ky i fundit, prej ditës së djeshme po shfaqet në auditoret e universiteteve për të dialoguar. Duke filluar që nga dita e hënë dhe duke vazhduar edhe sot. Por, ne kemi 5 vite e 3 muaj qeverisje qê e dimë qartë se Edi Rama nuk është njeri dialogu. Si mbrëmë edhe sot ai po mban një monolog. Edhe kur pyetjet i bëhen tê qarta, jashtë stukturave partiake, ai mundohet ti intimidojë, pa iu dhënë përgjigje.

Ne si staf dhe si media online, jemi në krah të studentëve sepse besojmë që kërkesat e tyra janë të drejta. Pavarêsisht se një analizê e thellë, na nxjerr në pah se disa prej tyre duan një periudhë të gjatë implementuese. Por, ky shkrim i yni do fokusohet tek çeshtja e prapaskenave politike qê Rama po tenton ta kthejë në favorin e tij politik.

Kapja e drejtuesve të Universiteteve.
Nuk ka nevojë për shkencë të kuptohet që drejtuesit kryesorë të universiteteve janë me mbështetje politike. Dhe pikërisht kjo protestë e Edi Ramës, po i vjen pështat për ti “ri-kërcênuar” drejtuesit e universiteteve që ta mbledhin mendjen dhe të mbështesin partinë socialiste sepse zgjedhjet po afrojnë. Një humbje e disa bashkive kryesore, që pêrkojnë edhe me qytete studentore, nënkupton luftë akoma më e fortë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Prandaj Rama po i diskrediton publikisht dhe po bie në dakordësi privatisht për mbështetje elektorale. Po ku êshtë fitimi i drejtuesve të universiteteve? Së pari ata mbajnë postet aktuale. Së dyti, do ti bëjnë favore punësimi pedagogësh që pushteti ia kërkon. Së treti ata do vazhdojnë të abuzojnë me buxhetet e universiteteve duke vjedhur me tendera fiktivë. I vetmi çmim qê do duhet të paguajnë është diskreditimi publik nga Rama në ketë fushatë gjasmë “dialoguese”.

Të gjithë e dimë, nuk ka nevojë, ti tregojë dikush jetën apo luksin e drejtuesve të universiteteve. Asnjë e ardhur e tyre nuk i justifikon shpenzimet. Ore, troç, ikni pyesni se kush e njeh rektorin e Universitetit të Tiranës. Pasuritë e patundshme dhe jetën super luks. Ore, troç, pse nuk e dinë elbasanasit kê kanë rektor, gjirokastritët, durrsakët, shkodranët e tjerê me rradhë.

Pra, që kemi ca uzurpatorë dhe rryshfexhinj drejtues këtë nuk e hedh askush poshtë. Ashtu sikurse qeveria nuk bën asnjë kontroll tê tyre pêr ta shfrytëzuat politikisht situatën më pas, sa herë ka zgjedhje.

Pra, kjo farsê sharjesh live të kryeministrit ndaj drejtuesve të universiteteve është thjeshtë manipulim opinioni. Sepse realisht ai po bën pazare për zgjedhjet elektorale. Ne do jemi kêtu deri në zgjedhje dhe do tjua tregojmë deri më një se si do shfrytëzohen politikisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here