Ja kush janë ekipet që kanë ndërruar më shumë trajnerë në Itali

0

Ndryshimet e shpeshta të trajnerëve tregojnë edhe ecurinë e skuadrave. Sipas një studimi të skuadrave kryesore në kampionation italian, Gazzeta dello Sport, ka publikuar lëvizjet në stolin e skudrave kryesore duke filluar nga sezoni 2011-2012 deri në sezonin aktual.

Juventus që pritet matematikisht të marri titullin e 8-të rradhazi êshtë skuadra që ka pasur më pak lëvizje në stol. Conte dhe Alegri janë dy trajnerët bardhezi në në 8 sezone.

Në vendin e dytë me më pak lëvizje në stol qëndron ekipi tjetër torinez me 3 trajnerë të ndërruar. Torino dhe presidenti Cairo kanë pasur njê stabilitet në renditje.

Napoli renditet e 3-ta me 4 trajnerë të ndërruar. Më pas vijnë dy ekipet e kryeqytetit Lacio dhe Roma me respektivisht 5 dhe 7 trajnerë.

Në të njejtën vlerë sa verdhekuqtë është edhe skuadra viola e Fiorentinës.

Mesa duket në fund të listës me më shumë lëvizje renditet ekipet e Milanos. Milani ka ndërruar plot 8 trajnerë ndërsa Inter mban rekordin me 10 trajnerê të ndêrruar.

 

MEDIA LINE NEW| medialine.al