Ja kush janë 3 VIP-at që marrin shifra marramendëse për një postim në Instagram

0
Ja kush janë 3 VIP-at që marrin shifra marramendëse për një postim në Instagram

Lista e personazheve më të ndjekur në Instagram tregon edhe se cilët fitojnë më shumë për çdo postim që mund të bëjnë në formë reklame në llogarinë e tyre.

Lista është krijuar nga HopperHQ, një program që mat të dhënat e brendshme të Instagramit si dhe të dhënat publike, për të kuptuar se cilët të famshëm fitojnë më shumë.

Kjo listë kryesohet nga Kylie Jenner, e cila numëron rreth 141 milionë ndjekës. Pagesa e Jenner për një postim llogaritet rreth 1.2 milionë dollarë.

Listën e ndjek Ariana Grande, me 160 milionë ndjekës dhe paguhet 996.000 dollarë për postim.

Podiumin e mbyll Ronaldo, ylli portugez i Juventusit. Cristiano Ronaldo ka 176 milionë ndjekës dhe paguhet 975.000 dollarë për postim.

Këto janë shifra statisferike të cilat kompanitë i paguajnë për vetëm një postim në llogaritë e VIP-ave.