Ja kush është emoji më i përdorur

0
Ja kush është emoji më i përdorur

Në çdo moment gjatë komunikimit me njerëzit ne përdorim gjithmonë disa emoji në varësi të emocioneve tona.

Ikonat e vogla kanë ndryshuar mënyrën se si miliarda njerez ne mbare botën komunikojnë. U krijuan per here te pare ne vitin 1998 nga inxhinieri japonez Shigetaka Kurita i cili punonte ne një kompani celulare. Për shumë njerëz komunikimi virtual duket “bosh”pa përdorimin e figurave të shumëllojshme që përfaqësojnë një shumësi emocionesh.

Dita e djeshme ishte “Dita Ndërkombëtare e Emoji-ve” por vetëm sot sondazhet tregojnë se cili është emoji më i përdorur gjatë vitit 2019.

Emoji më i përdorur sipas një klasifikimi të Universitetit të Miciganit është emoji që qesh me lot. Pas tij rënditen emoji zemër dhe në vend të tretë emoji puthje.

Ja kush është emoji më i përdorur