Ja disa mënyra për të larguar metalet e rënda toksike

0

Në kohët e sotme është pothuajse e pamundur që të mos përthithni një sasi metalesh të rënda toksike, si: merkuri, alumini, bakri, kadmiumi, nikeli dhe plumbi. Këto metale akumulohen shpesh në mëlçi, fshikëzën e tëmthit dhe/ose në zorrë. Meqenëse këto metale janë më të rënda se uji që ndodhet në sistemin tretës dhe gjak, ato precipitojnë, njësoj si copëzat e arit në fund të shtratit të lumit.

Metalet e rënda toksike bëhen të rrezikshme nëse fillojnë të oksidohen. Ato pësojnë ndryshime dhe dëmtojnë të gjitha qelizat fqinje. Megjithatë, problemi më i madh është se shërbejnë si ushqim kryesor për bakteret e këqija, viruset, kërpudhat, parazitët dhe krimbat. Kjo do të thotë se këto metale tërheqin dhe shërbejnë si terren ushqyes për 2 2 2 streptokokun A dhe B, E-coli-n, C. difficile-n, H.pylori-n dhe viruset. Kur këta agjentë patogjenë konsumojnë metalet e rënda toksike, çlirojnë një gaz neurotoksik që lidhet me amoniakun dhe kalon barrierën intestinale. Me fjalë të tjera, përshkueshmëria e amoniakut ka gjetur një shok, që është kontaminimi nga metalet e rënda. Përshkueshmëria e amoniakut bën të mundur që gazi toksik të përshkojë muret intestinale.

Megjithatë, mos i ngatërroni mykotoksinat (toksinat kërpudhore) me përshkueshmërinë. Mjekët nuk e dinë ende se agjentët patogjenë krijojnë neurotoksina kur ushqehen me metale të rënda, dhe këto neurotoksina janë shumë të ndryshme nga mykotoksinat. Këto të fundit nuk mund të krijojnë shumë nga simptomat që krijojnë neurotoksinat. Ato kanë tendencë që të qëndrojnë në traktin intestinal dhe të eliminohen me anë të defekimit. Në vitet në vazhdim do të dëgjoni të flitet gjithnjë e më shumë për mykotoksinat. Por mos harroni: ato nuk janë fajtore për sëmundjet autoimune. Nuk do të doja që të përfshiheshit edhe ju në këtë fenomen të gabuar dhe në modë. Qëllimi im është që t’ju ndihmoj të shëroheni dhe të mos shpërqendroheni nga termat e rinj.

Sapo sistemohen, patogjenët që përmenda më sipër fillojnë të shkaktojnë inflamacion në zorrë, për shembull, duke pushtuar muret e zorrës së hollë ose të trashë. Ata do të çlirojnë helme në zorrë në mënyrë direkte nga neurotoksinat dhe në mënyrë indirekte nga mbetjet toksike. Te shumica e njerëzve, kështu zhvillohen sëmundjet dhe sindromat si ajo e zorrës së irrituar, krohnit (inflamacion i traktit gastrointestinal) dhe koliti (inflamacion i zorrës së trashë, i cili është zakonisht një infeksion kronik i shkaktuar nga virusi i herpesit, që kemi përshkruar në kapitullin 11 dhe bakteri streptokok).

Në mikroskop, këto nënprodukte të mbetjeve virale shpesh ngjasojnë me parazitët. Kjo bën që rezultatet e analizave të feçeve të dalin gabim dhe rrjedhimisht e tillë do të jetë edhe diagnoza e vendosur. Ky është një konfuzion që ndodh sot, për sa u përket sëmundjeve të sistemit tretës.

Metalet e rënda mund të shkaktojnë probleme, të cilat, nëse nuk trajtohen siç duhet, është e pamundur t’i heqësh qafe. Prandaj, nëse keni probleme me zorrët ose vështirësi kronike me tretjen, ju këshilloj që të merrni parasysh faktin që metalet e rënda luajnë një rol të rëndësishëm në problem, prandaj ndërmerrni hapat e duhur për t’i larguar nga organizmi.

Ja disa mënyra për të larguar metalet e rënda toksike nga trakti intestinal:

  •     Selinoja: hani gjysmë tasi në ditë në formën e sallatës ose konsumojeni në formë smuthi;
  •      Majdanozi: hani çerek tasi në ditë në formën e sallatës ose smuthit;
  •       Zeoliti: blijeni këtë baltë të mineralizuar në formë të lëngët;
  •     Spirulina: (preferohet ajo e Havait) nëse është në formë pluhuri (që është edhe më e mirë për largimin e metaleve nga zorrët), përzieni një lugë çaji në ujë ose smuthi çdo ditë;
  •    Hudhra: hani dy thelpinj të freskët çdo ditë.
  •    Sherebela: hani dy lugë gjelle në ditë;
  •    L-glutamina: nëse është në formë pluhuri (që është edhe më e mira për largimin e metaleve nga zorrët), përzieni një lugë çaji në ujë ose smuthi çdo ditë;
  •    Fjethet e dellit: ziejini dhe pini nga një filxhan çaj në ditë;
  •   Tërfili i kuq: përgatisni një çaj me dy lugë gjelle nga lulet e çelura të kësaj bime dhe pini dy filxhanë në ditë.