Ja argumenti i bazuar në Kushtetutë e mosdekretimit të Sandër Lleshit

0
Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për teatrin

Burime të sigurta nga Presidenca konfirmojnë për “Panorama” se vendimi i Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm është kushtetues dhe është i mbështetur në ligj.

Të njëjtat burime konfirmojnë se nga pikëpamja kushtetuese ka pasur pengesë për emërimin e Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi me vendim gjykate ai mban ende detyrën e gjeneralit aktiv dhe paguhet nga shteti shqiptar.

Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 12606 datë 17.12.2013, Sandër Lleshi fitoi betejën ligjore me ish-Presidentin Nishani për t’u kthyer në detyrë në përputhje me gradën që mbante, por pavarësisht se rikthimi në detyrë nuk ka ndodhur që nga viti 2013, Lleshi paguhej nga Ministria e Mbrojtjes si gjeneral dhe njëkohësisht ushtronte detyrën e këshilltarit të Kryeministrit.

Neni 103 i Kushtetutës e ndalon ministrin të ushtrojë ndonjë veprimtari tjetër shtetërore veç detyrës që ai kërkon të marrë. Në rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ishte përballë kërkesës për dekretimin e një ministri që ende mbante detyrën e gjeneralit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here