Itali: Një 23- vjeçar shqiptar qëllohet me plumb natën e Krishtlindjeve

0
Itali: Një 23- vjeçar shqiptar qëllohet me plumb natën e Krishtlindjeve

Një 23 vjeçar shqiptar është goditur me plumb në bark dje, gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve. Ai ka mbetur i plagosur rëndë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Frignano të Italisë. Motivet e nisjes së sherrit mes të rinjve janë ende të panjohura. Në përleshjen me armë kanë marrë pjesë disa persona.

I vetmi person i plagosur rëndë është 23 vjeçari shqiptar, për autorët deri më tani nuk ka asnjë të dhënë. Policia po pret stabilizimin e gjendjes që të kuptojë dinamikën e ngjarjes dhe shkakun e sulmit.