ITALI: Ngjarje e rëndë ku dy fëmijë shqiptarë sulmohen nga një Pibull

0
ITALI: Ngjarje e rëndë ku dy fëmijë shqiptarë sulmohen nga një Pibull

Një familje shqiptare për pak sa nuk hapi dyert e mortit, pasi një Pitbull ka sulmuar dy fëmijët e tyre që po luanin para banesës së tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Monza dhe Pitbulli, i cili ka kapërcyer nga ballkon, ka sulmuar menjëherë dy fëmijët e moshës 5 dhe 7 vjeç me origjinë shqiptare. Britmat e fëmijëve nga kafshimet e Pitbullit i dëgjuan banorët ngjitur dhe nxituan ti shpëtonin.

Fatmirësisht ndërhyrja e tyre i shpëtoi jetën dy fëmijëve të cilët kanë marrë plagë të rënda dhe të thella në qafë dhe trup. Momentalisht ata gjenden në spital dhe sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetën.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al