Itali: Festa e familjes shqiptare kthehet në tmerr

0
Ngjarje e rëndë në Itali: 17-vjeçari humb jetën

Një ditë feste është prishur nga një incident i papritur.

Një 47-vjeçar shqiptar, banues në Vicenza të Italisë, u rrëzua nga pema dhe u transportua me helikopter në spital.

Incidenti ndodhi dje në një park, kur shqiptari hipi në pemë për të marrë një top që kishte ngecur.

Por, dega mbi të cilën qëndronte u thye dhe ai ra keq përtokë nga lartësia tre metra.

Ai është transportuar menjëherë me helikopter në spitalin e Padovas, me trauma të shumta, por nuk është në rrezik për jetën.