ITALI: Arrestohet 27 vjeçari për tentativë përdhunimi ndaj shqiptares

0

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për tentativë përdhunimi të një vajze shqiptare 27 vjeçare.

Sipas raportimit të “Corriere della sera”, ia arrestuari është Florin Hasani, 25 vjeç, i cili akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë, e cila punonte si kujdestare e kishës ungjillore në Padova të Italisë.

Ngjarja ndodhi më 2 qershor, ku rreth orës 22:00 të mbrëmjes, i riu hyri përmes dritares së lavanderisë së ndërtesës fetare, duke u futur në dhomën e vajzës, e cila në atë moment po fliste në telefon.Maniaku tentoi ta përdhunonte, por vajzat bërtiti me forcë dhe djali u largua nga frika.

Pas denoncimit, policia italiane u vu në lëvizje dhe Hasani u gjet në një barrake, ku ai kishte bërë një shtrat. Tashmë 25 vjeçari do të përballet me drejtësinë, pasi mbi të rëndon akuza për përdhunim dhe prishje e qetësisë publike, ku më 4 mars ai u kap masturbuar në publik pranë sheshit të lojërave në “Via Fornace Morandi”.