Itali: Aksident rrugor, në gjendje të rëndë 46- vjecari shqiptari

0

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Itali, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur rëndë një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara në mediet italiane, mësohet se aksidenti ka ndodhur në Reggio Emilia dhe shqiptari rreth 46-vjeç është në spital.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ka qenë një 31-vjeçar italian shkaktar i aksidentit, duke përplasur shqiptarin që ka qenë duke ecur.

I plagosuri është dërguar me urgjencë për në spuital, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here