Ish-ministri i Ramës: Pas takimit djeshëm Meta-Ruçi u qartësua se Basha do jetë kryeministër

0
Basha në Asamblenë e PPE-së po lobon për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani  ka deklaruar se tani ka ardhur moment që të vijë në pushtet kreu i PD-së Lulzim Basha. Manjani thekson se këtë teori e nxori, duke u bazuar tek ngjarjet e djeshme në Parlament, pas diskutimeve të Metës me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin.

“P.S. Ky reagim mu provokua nga teori konspirative që miq të mi kanë ndarë me mua dje dhe mbrëmë deri vonë. Teori që bazoheshin tek ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Meta piu edhe një kafe me Ruçin…”, shkruan mes të tjerave Manjani.

Reagimi i plotë:

Jashtë konspiracionit.

Opozita dhe Lulzim Basha duhen mbështetur, jo se janë më të mirët, por se vendi ka nëvojë të ngutshme për rotacion.

Rotacioni është mjeti i vetëm demokratik që mund të ndryshojë diçka. Të paktën duhet të provojmë.

Rotacioni politik i pushtetit është përgjigja e pyetjes, “mirë ikin këta po kush do vijë?”

Kjo pyetje bëhet gjithmonë kur pushtetarët qelben në karrige.

Ata që kanë radhën do vijnë. Kush të dojë le të vijë, por kjo pyetje nuk mund të legjitimojë qëndrimin e të qelburve në pushtet.

Unë mbetem përkrahës i filozofisë së grupit dhe jo leader të vetëm. Por në këto kushte, po le të vijë Basha. Ta provojmë edhe atë.

Por mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999.

P.S. Ky reagim mu provokua nga teori konspirative që miq të mi kanë ndarë me mua dje dhe mbrëmë deri vonë. Teori që bazoheshin tek ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Meta piu edhe një kafe me Ruçin.