Ish-ministri: Do ta votoj planin ekonomik të propozuar nga Basha

0

Partia Demokratike ka prezantuar sot Programin e saj ekonomik, që do u propozojë shqiptarëve.

Në prezantimin e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se në 100 ditët e para të ardhjes në pushtet, do të anulohen koncesionet dhe taksat e vendosura nga qeveria Rama.

Në lidhje me këtë program, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai është shprehur se do ta votojë këtë program.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Lulzim Basha ka prezantuar sot një program për klimën e biznesit. Ishte i thjeshtë; konkret; realist dhe i duhuri për të vende të reja pune dhe nxjerrjen e vendit nga kriza. Jam 100% dakord me këtë program dhe kam ndërmend ta votoj sapo të më jepet rasti! Do ta votoj që të kem të drejtë të kërkoj hesap për zbatimin e tij.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here