Interi merr fitoren e parë në Seria A për 2019-ën

0

Interit i vjen shpëtimi nga stoli. Vetëm dy minuta pasi u hodh në fushë (në vend të Joao Marios në minutën e 77-të) Lautaro Martines realizoi golin e suksesit në transfertë me Parmën, që prish serinë e takimeve pa fitore në Serinë për skuadrën zikaltër.

Argjentinasi, i shërbyer nga Radja Nainggolan, nuk i dha asnjë shans portierit Sepe, me një goditje që përfundoi në rrjetë pak poshtë traversës. Interi, në fakt, duhet të falënderojë edhe portierin Handanovic, që kreu një pritje vendimtare në minutat shtesë ndaj goditjes së Ingleses, duke ruajtur fitoren e zikaltërve dhe shpëtuar Lucciano Spallettin, aq shumë i vënë në diskutim pas ecurisë negative të javëve të fundit.

Interi, duhet pranuar zhvilloi një volum të madh lojë, krijoi raste të shumta shënimi, por si në ndeshjet pasardhëse tregoi se e gjen me shumë vështirësi golin. Duhet theksuar së në minutën e 54-t, D’Ambrosio arriti ta dërgonte topin në rrjetë por kryesoi pasi u konsultua me sistemin “VAR” e anuloi për goditjen e topit jo me kokë por me krah.