Injoranca dhe padija po na mbajnë në batak

0

Rrjetet sociale janë kthyer në një vend “orgjie” dhe injorance. Të mjafton një vëzhgim i thjeshtë për tē kuptuar se këto postime nuk kanë lidhje me gjēndjen reale të këtij vendi.

Kudo sheh foto me lekë. Konkurse, kush ka më shumë. Djem të rinj që shesin pordhë me djersën e tyre ose të mallit që transportojnë. Ore kur bëni lek kaq shumë ku i çoni të mjerat. Pse nuk vini këtu nē Shqipëri e investoni. Ose të paktën sillni nai euro, paund apo edhe franga për ata që ju kanë bërë kokën. Por, kjo padije dhe tangërllik sa për tu dukur e kanë lënē këtë shoqëri në njē batak. Nuk dihet kur do përfundojë sepse pasojat e kësaj që po ndodh do ti shohim në vitet që do pasojnë. Paraja duhet të jetë mjet dhe jo qëllim.

Pas rrjeteve sociale kalojmë në Linkedin. Një rrjet profesional ku biznese apo individë kanë tregun e tyre të punës dhe komunikimit. Shikon djem të rinj që janë CEO. Madje të kompanive  që nuk ekzistojnë. O të keqen, nuk mund të jeni CEO ashtu se duhet për tangërllik. Që të jesh CEO me një faqe interneti ja ketu kemi parë, të një subjekti që nuk është i regjistruar fare.

Ajo që duam të trajtojmë është dukja dhe jo qënja. Me kêtë trend jemi duke krijuar një flluskë që një ditë do plasi dhe do na hapen sytë të kuptojmë ku jetojmë. Uroj që mos jetë shumë vonë sepse me të vërtetë do jetë shumë vonë për të ecur përpara drejt zhvillimit si komb europian.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here