Humbja me Francën: Reja pranon pjesërisht “gabimet” e tij

0

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja kishte befasuar jo pak në formacion me Roshin që ishte si mbrojtës i majtë. Në një prononcim për “RTSH”, ai u shpreh se në këtë ndeshje kishte edhe gjëra pozitive ndërkohë që për gabimet e Roshit pranoi se e mban ai përgjegjësinë.

“Ishte një mungesë vëmendje, na dominuan me lojtarët e krahëve. Në pjesën e parë kishim vështirësi, u lodhëm shumë dhe shpenzuam shumë energji, ata kanë shumë më tepër cilësi, mendoja se mund të bëja pak më shumë. Ato dy gola duheshin evituar dhe penalltia, ata kishin 4-5 raste përveç golave, por djemtë ishin të vëmendshëm. U munduam të bënin diçka, mendoj se diçka pozitive e bënë, më mirë se kaq ishte e vështirë, duhet korrigjuar dhe bërë disa ndryshime.

Te lufta, te dëshira për të bërë gjërat dhanë, Abrashi vrapi për atë që ka bërë, e njëjta gjë për Baren që ka bërë një ndeshje të madhe, një surprizë, Gjasula tregoi se di të bëjë, kemi aktivizuar lojtarë që mund të na jenë të nevojshëm për të ardhmen.

Dëshiroja të sulmonte në zonën aty se është i mirë në sulm, ishte pak i vëmendshëm në fazën mbrojtëse, jo se duhej të ishte mbrojtës. Mendova që të vendosja atë meqë është i shpejtë, por kishte ndonjë situatë negative, sa i përket fazës mbrojtëse. Është përgjegjësi e imja, mendoja se do të bënte mirë, në pesën e parë dhe të dytë nisi kroset, se doja të sulmonte. Mendoja se me 3 mbrapa mund të impenjonte më shumë Francën e sa mundi bëri. I kërkova gjëra që nuk janë në kapacitetin e tij”, tha trajneri.