Historia dhe rendësia e reklamave në përditshmërinë tonë

0
Historia dhe rendësia e reklamave në përditshmërinë tonë

Historia dhe rendësia e reklamave në përditshmërinë tonë. Para se të flasim për reklamën në gjuhën e përditshmërisë tonë do të japim disa fakte pikante dhe për të treguar qasjen ndaj reklamave në fillimit e saj.

A e dini që reklamat kanë ekzistuar që në vitet 3000 para lindjes krishtit? A e dini që para se të besonin tek një reklamë 63% e njerëzve duhej t`a shikonin nga 3- 5 herë reklamën?

A e dini që më shumë probabilitet kishe të mbijetoje një përplasje me avion se sa të klikoje mbi një baner të një reklame? A dini që në vitin 1965 daton e para gazetë që përdor reklamë në përmbajtjen e saj? Disa edhe do t`ju habisin në kohët e sotme kur marketingu apo reklama është bërë pjesë e stilit të jetës tonë dhe çdokujt.

Të gjithë produktet dhe markat më të njohura globale nuk do ishin kaq të njohura globalisht po të mos ekzistonte reklama. Si rrjedhojë nuk do kishin shpenzuar kot në reklama pa nxjerrë përfitime nga ajo. Më poshtë do ju njohim me termin e reklamës në përgjithësi, mediat e përdorura dhe kush janë reklamat më efikase.

Reklama është një veprim që tërheq vëmendjen e publikut ndaj diçkaje. Pra, reklama nuk janë vetëm materiale të printuara, spote në televizion apo prezencë në internet. Reklama është veprim. Çdo veprim që tërheq vëmendjen ndaj një produkti apo shërbimi. Nuk është domosdoshmërisht vëmendje pozitive mund të jetë edhe negative.

Mediat e reklamimit dhe zgjedhja e tyre nuk duhet të jetë asnjëherë rastësore. Sigurisht për të mundësuar reklamimin e një produktit apo shërbimi duhet zgjedhur një media e cila bën të mundur kalimin e një mesazhi nga një organizatë tek grupet e targetuara që mund të jenë klientë potencialë.  Në Shqipëri mediat më popullore të përdorura janë televizioni, radio, interneti dhe media e shkruar/printuar, si gazeta dhe revista.

Televizioni vazhdon të jetë media e preferuar edhe pse tendeca është me një rënie kundrejtë medias online. Pa përmenduar që media vizive është më e kushtueshme. A e dini se sa kushton një spot televiz 30 sekondësh në finalen e Super Bowl që mesatarisht arrin një shikueshmeri mbi 100 milionë teleshikues? 3.5 milionë dollarë  kushton një spot 30 sekondësh.

Radio dhe media e printuar ka një kosto më të ulët se televizioni dhe kjo si rrjedhojë e zone të mbuluar dhe ndjekësve. Ndërsa ajo çfarë në vitet e fundit po pëson vetëm rritje është media online. Edhe në shqipëri marketingu online po bëhet gjerësisht i përdorshëm, kjo e vërtetuar edhe nga shifrat që tregojnë ulje të reklamave në televizion, kryesisht në televizionet kombëtare kryesore.

Interneti po kthehet popullor për arsye të kostove dhe targetimit specifik të audiencës synuar.  Janë një shembull i thjeshtë ilustrues, nëse zotëron një produkt dhe kërkon t`a promovosh, media online të jep mundësinë të përcaktosh buxhetin, hapësirën gjeografike, specifikimin e target grupit, si moshën, gjininë etj dhe e gjithë shuma do shpenzohet tek audienca e synuar kurse një reklamë në median vizive nuk mund ta kontrollosh audiencën aq specifikisht, pavarësisht se buxheti edhe këtu përcaktohet.

Reklama dhe marketingu në tregun shqiptar po gjen përdorim të gjërë, por në pjesën më të madhe janë jo profesionale dhe nuk arrijnë të targetojnë grupin e duhur, si rrjedhojë humbin efektivitetin e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here