Hije dyshimi mbi vdekjen e minorenit ku nuk përjashtohet helmimi

0
Hije dyshimi mbi vdekjen e minorenit ku nuk përjashtohet helmimi

Ka ende dyshime mbi vdekjen e 14 vjeçarit, që u çua sot i pajetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Prindërit e tij thanë se e kanë gjetur të pajetë në gjumë, por fëmija sipas tyre nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Një nga dyshimet kryesore është që fëmija të jetë helmuar, por këtë pritet ta vendosë ekspertiza mjeko-ligjore. P. Petritaj u çua i pajetë në Spitalin e Vlorës sot rreth orës 5.00 të mëngjesit.

Vdekja është konstatuar edhe nga mjekët, të cilët nuk kanë pasur mundësi ti japin ndihmën e parë.Ndërkohë që ngjarja është në hetim.