HEC-et në Kaçinar: Banorët e Kaçinarit në Mirditë largojnë makineritë

0
HEC-et në Kaçinar: Banorët e Kaçinarit në Mirditë largojnë makineritë

Banorët e Kaçinarit në Mirditë kanë larguar nga zona e tyre ditën e sotme makineritë e firmës e cila po ndërton HEC-et në zonën e tyre.

Banoret fillimisht kanë bërë një dëgjesë publike me administratorin e kompanisë “Shpërdhaza Energji” Ndue Shkurt, por këta të fundit nuk kanë pranuar asnjë lloj kompromisi, ndërsa kanë kërkuar me çdo kusht largimin e makinerisë që po merret me ndërtimin e HEC-ve në zonën e Kaçinarit. Banorët në deklaratat e tyre kanë qenë të prerë se nuk do te lejojnë ndërtimin e asnjë HEC-i në zonën e tyre.

“Firma me mashtrimit e saj ka nisur të ndërtojë rrugën që më pas të bëjë HEC-et, por ne i kemi paralajmeruar që nuk do ti lejojmë në asnjë mënyrë, uji është i joni dhe nuk do ja lemë askujt. Kësaj here i kemi larguar përfaqësuesit e firmes nga zona heren tjeter do i kemi punet ndryshe, në Kacinar nuk do të ndërtohet HEC-e.”- ka thënë  Bardhok Çupi, njëri prej banorëve.