Haradinaj nuk mban dot lotët gjatë komunikimit të dorëheqjes

0
Haradinaj nuk mban dot lotët gjatë komunikimit të dorëheqjes

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit sepse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.

Lajmin për publikun e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë.

Gjatë konferencës Haradinaj ka thënë se ka pranuar një ftesë nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale si i dyshuar dhe i është ofruar mundësia që të shkojë si i pari i Qeverisë apo si qytetar i zakonshëm i Kosovës.

Ndërkohë që gjatë konferencës nuk kanë munguar as lotët nga Haradinaj.