Haradinaj: Me ardhjen e Mogherinit BE nuk ka qenë më neutral

0
Haradinaj: Me ardhjen e Mogherinit BE nuk ka qenë më neutral

Kryeministri i Kosovës të enjten i ka kthyer përgjigje Mogherinit, pasi kjo e fundit në mënyrë të vazhdueshme i kërkon të heqë taksës për produktet serbe.

Haradinaj, në letër i ka thënë Mogherinit se me ardhjen e saj në krye të detyrës, Bashkimi Evropian nuk ka pasur më rol neutral.

“Ne i dëshirojmë raportet shumë të ngushta me Bashkimin Evropian. Megjithatë, nën administrimin tënd, Bashkimi Evropian ka pushuar së qeni neutral, në marrëveshjet e tij me Kosovën dhe Serbinë. Sjelljet e Serbisë kundrejt Kosovës, duke përfshirë refuzimin e vazhdueshëm për t’i zbatuar marrëveshjet teknike të Brukselit, nuk është se vetëm janë injoruar, por Serbia ka përfituar asistencë financiare dhe, po ashtu, hapje të kapitujve të ri. Dua të të rikujtoj që marrëveshja jonë e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është një kontratë që vlen shumë më shumë sesa dialogu me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.
Më tej kryeministri i ka thënë përfaqësues së BE-së se Qeveria e Kosovës ka punuar vazhdimisht për krijimin e raporteve të qëndrueshme me serbët e Kosovës dhe ia ka përmendur edhe njëherë përkrahjen që kjo po i jep ndryshimit të kufijve.

“Deklarata juaj publike lidhur me kufijtë, e kombinuar me ftohtësinë tuaj ndaj dëmeve të mëdha që i shkaktohen shoqërisë sonë nga veprimet e Serbisë, kanë zvogëluar progresin dhe kanë çuar direkt në humbjen e momentumit në procesin e dialogut. Kategorizimi i veprimeve të Serbisë nga ana juaj si ‘provokim tregtar brenda CEFTA’s’, është thellësisht ofendues: ju e dini që Serbia ka qenë e ashpër në sulmet e saj ndaj shtetit tonë, ndaj institucioneve tona dhe ndaj mirëqenies së qytetarëve tonë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj, në fund të letrës, ka thënë se, përkundër gjithë problemeve, kanë vazhduar mbështetjen për dialog me Serbinë, e Kuvendi e ka dëshmuar se është i bashkuar për ta hapur një kapitull të ri.

Haradinaj gjithashtu i ka treguar Mogherinit se qendrimi rreth taksës është i njëjtë me atë të 15 dhjetorit dhe nuk do të hiqet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here