Haradinaj i drejtohet popullit me thirrjen se askush nuk do mund ti ndaje

0
Kryeministri Haradinaj forcon tonet kundër Thaçit e Veselit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është drejtuar befas me një thirrje, popullit të Kosovës:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë.  Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim.”

Deklarata është bërë para pak minutash në Fb dhe ka ardhur pasi autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen, ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Lajmin e konfirmoi për REL, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës.