Hapi gojën edhe tellallja e rilindjes Spiropali: Nuk ka manipulim zgjedhor

0
Votoi edhe adhuruesja kryesore e Kryeministrit Rama, Elisa Spiropali

Ministrja për Shtetin dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka komentuar në një konferencë për mediat, rinumërimin e 11 kutive në Lezhë pas ankimimit të Eduart Ndocajt dhe partisë Konservatore Albania. Elisa Spiropali ka thënë se kjo ishte prova se zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë të manipuluara.

“Nuk ka manipulim zgjedhor. Faktet janë kokëforta. Rezultatet përkojnë 100%. Sa herë që Basha humbet, i quan zgjedhjet ilegjitime. Shqiptarët e kanë kuptuar hallin e Berishës, Metës dhe Bashës. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin ndarje e qartë dhe e prerë nga e shkuara. Pavarësisht gjullurdisë, shqiptarët refuzuan dhunën dhe Shqipërinë Evropiane.”-tha Spiropali.

Ditën e sotme, KQZ ka hapur kutitë e votimit të 11 qendrave në Bashkinë Lezhë. Nga KQZ u konstatua se vetëm një votë i ishte hequr gabimisht Eduard Ndocajt dhe i ishte vendosur kandidatit tjetër në garë, Eduart Kaçaj. KQZ theksoi nuk ka asnjë lloj shkelje tjetër.