Grupi i tifozave “Tirona Fanatics” kërkojnë largimin e Halilit dhe senatorëve

0
Grupi i tifozave

Grupi i tifozave “Tirona Fanatics” pasi nuk ishin të pranishëm në derbi, tanimë vijnë me një deklaratë besasuese.

Kjo sepse ky grupim ka dalë në mbrojtje të is-trajnerit Ze Maria. Kujtojmë se ky i fundit u largua për rezultate negative, por që Tirana e sotme nuk ka bërë më mirë.

Në deklaratën e tifogrupit falenderohet ish-trajneri dhe për të disatën herë kërkohet largimi i drejtuesve aktualë të klubit bardheblu.

Më poshtë po ju njohim me deklaratën e plotë të tifogrupit bardheblu “Tirona Fanatics”

Deklaratat e ish-trajnerit bardheblu Ze Maria, janë pikërisht ato deklarata të cilat TF tashmë ka kohë që i përsërit e ripërsërit. Fajtorët kryesor të gjëndjes së mjerueshme ku ndodhet sot Tirona, janë pseudodrejtuesit e pseudoklubit bashkë me pseudopresidentin.

Refik Halili, Hektor Cobo dhe Arbi Laci janë ata, që sëbashku kanë punuar vetëm e vetëm për përfitime personale dhe në dëm të Sport Klubit, e janë ata dashakeqësit e vërtetë të Tirones.

Sa më shpejt të largohen të tre, bashkë me pseudo-senatorët që ishin protagonistë në rënien e Klubit aq më mirë do të jetë për të gjithë…

Tirona Fanatics i uron fat Ze Marias për karrierën e tij në vazhdim!
Suksese Mister..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here