Grupet e punës të VV dhe LDK janë përfundim të propozimeve

0
Grupet e punës të VV dhe LDK janë përfundim të propozimeve

Grupet e punës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të vazhdojnë sot takimet ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.
Dy grupet punuese sipas deklarimeve të tyre pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të dakordësohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe VV-së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se brenda 10 ditëve do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.