Grezda shënon dopietë dhe shpallet lojtari ndeshjes me Rangers

0

Më në fund erdhi momenti i tij. Eros Grezda shpërthen në ndeshjen e të dielës dhe jep sinjale pozitive para ndeshjes me Skocinë.

Sulmuesi kuqezi hapi siparin e golave ndaj Motherwell, të cilën Rangers e fitoi me rezultatin tenistik 7:1. Grezda shënoi dopietë dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Ky është një sinjal pozitiv për lojtarin, por edhe për kombëtaren kuqezi.

Madje performanca e Grezdës nuk u la pa u vërejtur edhe nga mediat lokale. Rangers News shkruan se performanca e lojtarit ishte e mrekullueshme.

 

Ndërsa edhe vetë protagonisti u shpreh se: “Është një ndjesi komplet ndryshe, sepse kur luajmë në shtëpi janë 50 mijë shikues dhe kur shënon është e papërshkrueshme. U ndjeva shumë mirë, dhe pas shënova golin e parë u lirova dhe tani fitova dhe besimin e tifozëve që është më e rëndësishmja”.

Pas sfidës me Motherwell, Grezdën e pret grumbullimi me kombëtaren me dy sfidat ndaj Skocisë dhe Uells, me sulmuesin që në formë të mirë fizike pas një dëmtimi të gjatë uron që të gjejë rrjetën dhe ndaj skocezëve.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here