‘Greta Thunberg’ e varur mbi urë, alarmon policinë dhe nisin hetimet

0

Policia italiane ka nisur hetimet për një kukull me gërsheta të varur në një urë në aksin Romë-Fiumicino.

Kukulla që përfaqëson aktivisten e klimës Greta Thunberg u pa nga shoferët që udhëtonin në këtë autostradë të cilët larguan kukullën nga ura. Në kukull ishte shënuar mbishkrimi “Greta është Zoti ynë”.

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, e konsideroi akt turpi këtë veprim. Ajo ka shprehur solidaritetin me aktivisten adoleshente dhe familjen e saj.