Greqi: Zjarri në shtëpi lëndon binjakët 5 vjeçarë shqiptarë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku pas zjarrit në një banesë kanë mbetur të lënduar dy binjakë 5-vjeçarë shqiptarë.

Mësohet se në momentin kur ra zjarri në shtëpi, nëna e binjakëve ishte në punë dhe e ka mbyllur derën me çelës për arsye sigurie.

Momentalisht fëmijët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesë dhe as për identitetin e fëmijëve të lënduar nga flakët.