Greqi: Në pranga 32- vjeçari shqiptar i kapur me 50 kg hashash

0
Greqi: Në pranga 32- vjeçari shqiptar i kapur me 50 kg hashash

Policia greke ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një 32 vjeçar shqiptar Greqi.

Ai u kap me 50 kg hashash. Fillimisht shqiptari u ndalua për kontroll dhe më pas u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike e ndarë në 32 pako.

Pas arrestimit 32-vjeçari do të paraqitet në Prokurorinë e Kilkis për t’u njohur me akuzat që rendojnë ndaj tij. Ndërkohë policia greke vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ku dyshohet se në të janë të përfshirë edhe persona të tjerë.