Gramsh: Autobuzi ka përplasur një vajzë 11- vjeçare

0
Gramsh: Autobuzi ka përplasur një vajzë 11- vjeçare

Gjatë mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë në Gramsh pasi një autobuz ka përplas një vajzë të vogël

“Rreth orës 08:10, në fshatin Drizë, Gramsh, shtetasi G.Z ., 42 vjeç, banues në fshatin Cingar, Gramsh, duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksidentuar shtetasen e mitur R. D., 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh,” bën me dije policia.

Shtetasja e aksidentuar u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here