Goxhaj: Vendimi i Metës ishte briliant, por opozita duhet të marrë edhe votat e socialistëve

0
Altin Goxhaj krijon lëvizje të re politike në vend

Për të folur në lidhje me krizën politike në Shqipëri, por edhe referuar lëvizjeve të fundit politike me dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, i ftuar në studion e Fax News në një intervistë me gazetaren Armela Ferko ka qenë avokati i njohur Altin Goxhaj.

Vendimin e Presidentit Meta për shtyrje të zgjedhjeve pasditen e djeshme, Goxhaj e ka cilësuar si një vendim brilant i ardhur në kohën e duhur për të shmangur përplasjen civile. Sipas Goxhajt, vendimi i  Metës nuk ka qenë politik dhe se me këtë vendim ka bërë detyrën e tij si President që ja jep Kushtetuta.

Presidenti ka bërë një lëvizje brilante, me dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve. Presidenti i Republikës përfaqëson vullnetin e popullit. Ai ditën e djeshme arriti të bllokonte një përplasje civile. Nëse ai nuk do ta bënte një gjë të tillë kush e di se çfarë mund të ndodhte.

Çfarë mund të bënte një popull i dëshpëruar aty, përveçse të merrte vendime të dëshpëruara. Kjo pasi mund tat hemi me plotë gojën se pjesa më e madhe e protestuesve që mblidhen aty nuk kanë bukë të hanë.

Rama prej kohësh ka provokuar me deklaratat e tij. Ai ka provokuar përmes Lleshaj, përmes Ramës përmes Veliajt, ka provokuar popullin, opozitën. Presidenti dje ka penguar një përplasje të madhe midis popullit, pasi që edhe policia aty janë popull.

Topi ishte në fushën e Lulit dhe Monës bashkë me ndërkombëtarëve, por tani është në krahun e Ramës përballë Metës.

Dje Meta ka vepruar tërësisht si arbitër dhe jo si figurë politike. Kushtetuta e thotë qartë që Presidenti përfaqëson vullnetin e popullit. Dhe dje kështu ka vepruar ai, ka evituar një përplasje të madhe të popullit. Dekreti i presidentit nuk ka të bëjë me KQZ-në.

Sipas Goxhajt vendimi i presidentit nuk është i pamatur dhe ai ka ardhur si zgjidhje pas konsultimeve të shumta me ndëkombëtarët. “Një zgjidhje e tillë e ndërmarrë nga Meta ka ardhur si pasojë e konsultimit të ndërmarrë me ndërkombëtarët. Ka trokitur në disa dyer për konsultime Meta para se të merrte vendimin.”

Referuar zgjedhjeve, ndërsa shprehet se ato janë shtyrë edhe herë të tjera kështu që kjo nuk është problematik, Goxhaj thotë se një vendim i tillë e ka kapur të papregatitur si kryeministrin Rama edhe Kryebashkiakun Veliaj, kjo për faktin se ky i fundit ka patur plane të tjera në lidhje me aktivitetin e tij në politik.Goxhaj po ashtu e cilëson kryedemokratin Basha si diversant të opozitës, i cili sipas tij ka vënë në lëvizje gjithë këto muaj një show politik, për të hedhur baltë mbi opozitën dhe të ‘investojë’ më tepër në figurën e Veliajt sin kryeministër.

Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje, nuk mund të ketë zgjedhje me një palë përfaqësuese. Ky është një sistem që ka vdekur dhe ka vetëm një President. Në këtë rast presidenti do të marri një vendim që i referohet zgjedhjeve lokale. Për vite me radhë zgjedhjet lokale nuk janë bërë në kohë, ato janë shtyrë. Zgjedhjet lokale nuk janë diçka etike në vend. Ato mund të shtyhen në pak kohë, 3 muaj në këtë rast. Nuk është diçka e madhe. Opozita në vend ka përkrahjen e popullit.

Rama nuk e ka pritur një vendim të tillë të presidentit të Republikës, dhe lëvizja që ai ndërmori më pas e ka nxerrë bllof. Po ta priste, loja politike do bënte që ai të vepronte ndryshe, sepse ka një parim politik. Po ta priste ai do të ishte shprehur “falenderoj presidentin që evitoj një përplasje të tillë”. Këtu do të kishte treguar që ishte një kryeministër me dy pare mend, por nuk përfitojë nga situata. As Veliaj nuk e ka pritur një gjë të tillë, i iku ngjyra e fytyrës. Pavarësisht se si shprehen që e prisnin nuk e kishin parashikuar një lëvizje të tillë të Metës.

Rama ka rënë, që nga koha e protestës së studentëve ka rënë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Bashën. Basha ka rënë, ka rënë. Nëse zgjidhet kriza dhe merret vendimi për të hyrë në zgjedhje ai nuk është gati. Nuk është gati as për të hyrë në zgjedhje në vjeshtë.  Çfarë ka gati? Thjesht del në protestë, por nuk merr detyra elektorale. Nuk kanë bërë asnjë lançim të kandidaturave.  Një nga shkaktarët e krizës është edhe Lulzim Basha, si për Reformë Kushtetuese, Reformë në Drejtësi, Reformë Administrative e Zgjedhore po ashtu. Skanë bërë absolutisht asgjë. Tha në 2017 që do të bënte Reformën zgjedhore, por jemi në 2019 dhe nuk ka bërë asgjë. Akoma nuk kanë të qartë gjë.

Unë jam i bindur që Basha ka bërë një luftë telendisje.  Basha e masakroi popullin, ka telendisur të vetët duke i çuar për tu vrarë në muret e kështjellës. Mer ço, merr ço, merr ço. E telendisi popullin sa andej këtej, merr këtu dhe ço atje pastaj tek Parlamenti që të bëheshin copa nga gazi. Kot sorollatje rreth e rrotull Kryeministrisë. Sipas meje Luli është një diversant. Një diversant që ka pasur si qëllim gjithmon të shkatërrojë opozitën.  Të gjithë lëvizjet e Lulit të çojnë tek një formulë, të çojnë tek formula e Erjon Veliajt kryeministër. Kjo shpjegon edhe se pse Erion Veliaj sot dhe dje është tërbuar, ka kaluar në histeri. Kush e ka parë në televizor, i ka ikur ngjyra. Sepse në këtë krizë rrezikohet që të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare bashkë me lokalet. Erion Veliaj në atë moment ngelet si peshku pa ujë. Ose do të kandidojë në Parlament ose për kryetar Bashkie, dhe këtu i digjet ëndrra kryeministrore. Plani i Veliajt ishte të bëhej kryeministër me vota në Parlament dhe jo me zgjedhje. Dhe pikërisht duke i gënjyer Luli lulëzimsat e vetë se ja e rrëzuam Ramën, vinte Erion Veliaj Kryeministër.  Dhe sipas nesh gjithë ajo çfarë ka bërë opozita është që ka çuar ujë në këtë drejtim.”

Sipas Goxhajt, pavarësisht gjithçkaje Basha nuk është një figurë e dëshiruar nga amerikanët pë kryeministër për shkak se është përdorur nga Sorosi kundër administratës Trump. Pavarësisht se cilëson Ramën si përgjegjës kryesor për krizën, avokati thotë se edhe Basha ka kontributin e vetë pasi nuk ka ndërarrë asnjë hap para për disa reforma të cilat premtojë të bëheshin në 2017. Goxhaj thotë se pavarësisht kohës së zhvillimit të zgjedhjeve Basha nuk është ende gati dhe se është në dorën e demokratëve ti kërkojnë atij alternativat që ofron konkretisht për daljen nga kriza të vendit.

Deklaratat e djeshme tregojnë se amerika nuk është me Edi Ramën. Luli po provon një antiamerikanizëm të paparë brenda PD-së, duke thënë që ja këta të Trumpit i kemi kundër, por jo. Nuk është kjo. E vërteta është që administrate Trump e njëh mirë se kush është Lulzim Basha. Është i papranueshëm për SHBA-në sepse është kapur në 2017 duke u përdorur nga Sorosi si kamikaze për të shpikur histori për influencë ruse në lidhje me Trumpin. Dhe kur i dështoi skema, Luli ngeli si peshku pa ujë sepse u përdor si kamikaze kundër Trumpit. Të gjitha deklaratat kanë një konkluzion të përmbledhur nga Elez Biberaj. Lëvizjet e pakonsultuara të Bashës për dorëzimin e mandateve, i ka sjellë Ramës që ishte një kufomë politike rëndësinë dhe përkrahjen e ndërkombëtarëve. Këtë e ka thënë qartë Elez Biberaj.

Gjithë lulzimsat e vegjël duhet të kuptojnë një gjë, që në qftë se amerikanët nuk do të kishin bërë një gjë të tillë nuk do të kishim një klasë të re politikë. Amerikanët janë kundër Bashës si kryeministër. Nuk duan që në Shqipëri që të lulëzojnë Ed Sorosi me Lul Sorosin, por kërkojnë një klasë të re politike. Lëvizja e Presidentit dje ka ndryshuar gjithë lojën. Sepse tani na mbetet alternative që zgjedhjet do të shtyhen, do bëhen në shtator. Por a do të ketë zgjedhje parlamentare të parakohëshme? Opozita nuk është gati dhe nuk i do. I do në 2020. Opozita duhet të jetë transparente dhe këtë në dorë e kanë demokratët.  Siç vijnë në protestë, t’i shkojnë Bashës në zyrë dhe të kërkojnë propozimin e tij konkret për alternativat që ofron opozita. Qeveri teknike? Por çfarë detyrash ka kjo qevëri?

Modeli i #Nismës Thurje për ndryshim sistemi nuk e rrëzon Edi Ramën dhe Rilindjen, por vetëm shton numrin e partive të vogla në Parlament. Një sistem propocional kombëtar me lista të hapura nuk zgjidh gjë. Shqiptarët kështu votojnë vetëm emrat kryesor të partive, sipas meje për t’i dhenë zgjidhje kësaj situate duhet të krijohet një qevëri teknike, për të sjellë me pas një ndryshim sistemi dhe sistemi i duhur është ai mazhoritar i korrektuar propocionalisht, kjo është zgjidhja.

Kriza ku kemi arritur nuk është për shkak të opozitës, kriza ka ardhur deri këtu për shkak të Rilindjes. Edi Rama ka çuar vendin në këtë vakum konstitucional, që ne e quajmë krizë. Shqiptarët duan të votojnë të qetë pa presion, një forcë tjetër politike ndryshe nga Rama, Basha, Kryemadhi apo Veliaj. Shqiptarët pjesa më e madhe nuk duan më të votojnë këto figura politike.

Opozita shqiptare është shumë e qetë, nuk ka opozitë më korrekte dhe me të qetë se opozita shqiptare. Nuk ka polic që është dhunuar nga opozita, gjithë kjo është një show politik. Është show i krijuar nga Basha për të sabotuar opozitën përballë ndërkombëtarëve me qëllim që të sjell në krye të qeverisë Veliajn. Ku janë kokat e thyera, apo policët e dhunuar nga protestuesit opozitar. Ku është dhuna një thyerje xhami disa gurë dhe kaq. Ku janë gishtat e këputur të efektives. Thonë që është mirë. Po ju them e gjitha kjo është një show.

Luli është diversant i Sorosit, që ka ardhur në politik për tu bërë kreu i opozitës. Ai nuk i sjell gjë opozitës veçse Erion Veliajn në pushtet. Basha nuk e përmend kurrë Erion Veliajn, sepse kanë bërë marrveshje në Paris për të shtyrë zgjedhjet lokale, të bëhen bashkë me zgjedhjet parlamentare dhe Veliaj të bëhet kryeministër.

Njerëzit nuk e duan opozitën, pavarësisht se Mona na thotë që njerëzit na duan ne. Jo nuk i do kush. Imagjino sa vota socialiste do të marrësh nëse thua do të shkoj në zgjedhje pa Edi Ramën, pa Bashën apo Monikën. Imagjino sa votues duhet të votojnë. Ka dhe tani persona që duan të shkojnë në zgjedhje por numri është shumë i vogël, përballë shumicës.  Edhe opozita ka mbështetës, por vetëm me votat e saj nuk mund ta mundi dot Rilindjen. Kështu që duhet një plan për tu mbledhur të gjithë shqiptarët, edhe socialistët,  të votojnë kundër Rilindjes.”