Gjykata e CAS lë nē fuqi dënimin 10 vjecar për Skëndërbeun

0

Pritja e gjatë dhe shpresat për një vendim pozitiv nga CAS-i i Lozanës kanë marrë fund mesditën e sotme, pasi gjykata më e lartë sportive ka hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, duke lënë në fuqi pezullimin 10-vjeçar nga kompeticionet europiane dhe gjobën prej 1 milionë eurosh.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi Skënderbeun me 10 vite pezullim nga aktivitetet europiane dhe një milionë euro gjobë, pas akuzave të ngritura për trukim ndeshjesh, në një vendim të dhënë në mars të 2018-ës, ndërsa një muaj më vonë, edhe Apeli i UEFA-s la në fuqi këtë vendim.

Shpresat e korçarëve ishin të mëdha në CAS, por as këtu nuk arritën të gjejnë drejtësinë e pretenduar, ndërsa ky dënim sigurisht që do të kompromentojë të ardhmen e klubit të Skënderbeut.